Kanë vazhduar edhe sot përplasjet rreth zgjedhjes së anëtarit të pestë të trupit “ad hoc” për vrojtimin e mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sot përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar Zamir Mehmeti duke e akuzuar Daut Dautin për afërsi me BDI në pushtet. Ja se çfarë ka deklaruar ai:
“Lidhur me spekulimet që i plasojnë partitë në pushtet OBRM-PDUKM dhe BDI gjoja se kinse Tahiri nuk mund të zgjidhet për anëtar të komisionit “ad-hoc” për rregullimin e mediave është gënjeshtër e pastër, e cila ka vetëm një qëllim: të shpërqendrohet opinioni publik ndërsa ata me “tender marrëveshje” ta zgjedhin kandidatin tjetër i cili është i afërt me BDI, që forcat të jenë 3:2 në dobi të pushtetit.
Mos u përpiqni të na bëni majmunë”, e ka përfunduar reagimin e tij njëri nga kandidatët për anëtar të komisionit “ad hoc”, Zamir Mehmeti./Telegrafi/