Kampioni në fuqi, Prishtina, të shtunën ka pësuar humbje prej 1-2 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros se gjashtë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
“Kur humben shanset për gola, atëherë sigurisht se pëson gola. Ne humbëm këtë ndeshje. U kërkoj falje tifozëve për këtë humbje. Ne duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për takimet e ardhshme. Ne do t’u kthehemi fitoreve qysh në ndeshjen e ardhshme”, citon Kosovapress fjalët e Mehmetit
Prishtina pas disfatës ndaj ‘xehetarëve’ ka humbur kreun e tabelës, pasi që tashmë Trepça ‘89 i prin tabelës me një pikë më shumë. /Telegrafi/