Agon Mehmeti është rikthyer të luaj në kampionatin suedez pas aventurës jo të mirë në Angli te Oxford United.
Sulmuesi nga Podujeva nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në vitet e fundit duke ndërruar shumë skuadra.
Mehmeti tani ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit me skuadrën suedeze Orebro.
29-vjeçari ishte pa klub që nga muaji korrik i vitit të kaluar kur shkëputi kontratën me Oxfordin.
“Është një ndjesi e mirë, kjo është ajo që kërkoja dhe duket si hapi i duhur për karrierën. Unë kam ardhur në një klub që e shoh si familje”, tha Mehmeti për kthimin në Suedi.
Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë karrierën e ka nisur tek gjiganti suedez Malmo, para se të kalonte në Serie A te Palermo.
Novara, Olhanense, Stabaek, Geclebirligi e Oxford ishin skuadrat tjera të Mehmetit. /Telegrafi/