Aktivisti i ‘Revolucionit Laraman’ Zamir Mehmeti ka treguar se Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë është duke e përndjekur për incidentin që ndodhi dje tek Kisha ortodokse në Shkup gjatë bllokimit të udhëkryqit, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Sa më informuan, po më kërkojnë nga policia për incidentin e djeshëm me motoçiklistin. Edhe pse shihet qartë në video, unë ju afrova personit në fjalë duke kërkuar që mos të provokoj duke ofenduar për etnitetin tim. I thash që mos shahet. Kjo është krejt çka dua të them.” shkruan Mehmeti në Facebook./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Incident mes protestuesve dhe “kalimtarëve të rastit” (Video)