Site icon Telegrafi

Mehmeti: Kosova po i rikthehet normave pozitive të rritjes ekonomike

Foto: Arkiv

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se viti 2021 po i rikthehet normave pozitive të rritjes ekonomike.

Mehmeti duke folur për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, në kuadër të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe makroekonomik, ka theksuar se sektori bankar në vend ka arritur të ruaj shkallën e lartë të qëndrueshmërisë përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua ekonomia gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas tij, rritja e kredive të sektorit bankar me një normë vjetore prej mbi 11 përqind gjatë këtij viti, po paraqitet si kontribuues i rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, e cila në vitin 2021 po i rikthehet normave pozitive të rritjes.

Në fund, Mehmeti ka vlerësuar lartë rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe komunitetit afarist në mënyrë që të identifikohen në mënyrë sa më të drejtë nevojat e bizneseve dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version