Mehmeti thotë se nuk është shkarkuar, por vetë është larguar nga Hajvalia, ngase Meda dhe Murati nuk iu kishin përmbajtur marrëveshjes së bashkëpunimit, teksa ai deri tani kishte investuar hiq më pak se 200 mijë euro në klub.
“Unë jam larguar, sepse në bazë të kontratës, klubi do të duhej të kthehej në Shoqëri Aksionare. Unë kërkoja që kjo të realizohet, sepse dëshiroja që aksionet t’i kisha në emrin tim dhe të dija se ku po investoj, ngase klubi ishte në emër të tjetër kujt”, ka deklaruar Mehmeti për Arenën. /Tribuna/Telegrafi/