Hamdi Mehmeti, një afarist nga Kosova prej vitesh jeton në Zvicër, ishte kthyer kohë më parë në bazë të angazhimeve të tij të reja rreth futbollit ndërkombëtar që të japë kontributin e tij edhe në vendlindje.
Shumë shpejt ishte aktivizuar dhe kishte vënë gjërat në lëvizje te ekipi i ri i Hajvalisë, i cili u promovua në elitën e futbollit kosovar. Në bashkëpunim me një menaxher të huaj, ai kishte angazhuar edhe lojtar të huaj për të përforcuar skuadrën e re.
Mehmeti u bë i njohur edhe për angazhimet e tij për të blerë skuadrën e njohur italiane, Vicencza.
Megjithatë, ditë më parë mediat e Kosovës kanë lajmëruar se ai është shkarkuar apo edhe dorëhequr nga kjo skuadër.
Por, cila është e vërtetë? Në një prononcim të shkurtër për portalin, sporti1.com ka folur vet Mehmeti.
“Jam larguar sepse mendoj që aty nuk mundet me u bërë një punë e mirë. Unë jam tërhequr para gati një muaji një klubi”, tha Mehmeti, i cili aktualisht gjendet në Itali me angazhime në menaxhment të futbollit ndërkombëtar. /Sporti1/Telegrafi/