Site icon Telegrafi

Mehmeti: BQK-ja do të mbështesë projektet që mundësojnë rritje ekonomike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Temë e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në sektorin bankar dhe mbështetjen që BQK-ja mund të jap në realizimin e projekteve infrastrukturore. Guvernatori, Fehmi Mehmeti ka njoftuar ministrin Lekaj me trendet e përgjithshme në sektorin financiar në Kosovë dhe punën që po bënë BQK-ja në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

“Ne si BQK jemi të angazhuar që të mbështesim zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar, dhe bankar në Kosovë. Gjithashtu, ne jemi të angazhuar që të mbështesim Institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë
Guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falënderuar Guvernatorin Mehmeti për mbështetjen në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore. /Telegrafi/

Exit mobile version