Site icon Telegrafi

Mehmeti: Askush nuk mund ta prish koalicionin e krimit mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së (Foto)

Kim Mehmeti në profilin e tij në Facebook shkruan se edhe pse BDI tani do të jetë në një qeveri së bashku me LSDM-në, funksionarë të kësaj partie sipas tij, do të vazhdojnë të jenë në koalicionin e krimit dhe hajnisë me OBRM-PDUKM-në. Ai ju bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të jenë të vëmendshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të vëmendshëm dhe duhet ta dinë se edhe tani kur BDI’ja do bëhet pjesë e qeverisë së LSDM’së, askush dhe me asgjë nuk do mund ta prish ‘koalicionin e krimit dhe hajnisë’ mes OBRM-PDUKM’së dhe funksionarëve të kësaj partie shqiptare, e cila tani sillet thuajse të tjerët, e jo ajo, ishin pjesë e regjimit kriminel DPMNE-BDI!”, shkruan Mehmeti./Telegrafi/

Exit mobile version