Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ndaj Rudina Hajdarit, e cila deklaroi sot se nuk e lanë të shkonte në Tropojë.
Mehmetaj shprehet se nuk e kupton sesi vajza e Liderit të Dhjetorit kërkon ftesë për të vizituar shtatoren e babait të saj.
“Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vërtetë, e cila nuk mund të shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më parë “autorizim”. Kjo po çmend dynjanë”, ka shkruar Mehmetaj ne Facebook.