Shefi i Grupit Parlametar të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinë, Brahim Mehmetaj, lidhur me bashkëqeverisjen në mes VV-së dhe AAK-së në Prishtinë, tha se pikë kryesore e bashkëqeverisjes është marrja e obligimeve, “që ne e kemi marrë me shumë kënaqësi”.
“Unë mendoj që për me udhëheq një vend duhet me dashtë atë vend. E, Gent Begolli është i Prishtinës dhe e don shumë. Besoj se ka me bërë punë të mirë”, tha Mehmetaj, duke folur për emrimin e Gent Begollit të AAK-së, drejtor të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.
I pyetur nëse është e mjaftueshme për AAK-në veç një drejtori, Mehmetaj tha se AAK ka kapacitet edhe për më shumë drejtori, “por për fillim është mirë”.
“Nuk duhet me u bllokue qytetari, për shkak të konflikteve personale”, tha ndër tjera Mehmetaj, lidhur me bllokimin e punës së Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Duke folur në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, Mehmetaj u bëri thirrje asambleistëve të kryeqytetit, që të punojnë për interes të qytetarit. Madje ai vlerësoi se këtë duhet bërë edhe nëse bjen ndesh me partinë që i takojnë, trasnemton Telegrafi.
“Duke marrë parasysh profesionalizmin e drejtorit, që ne e kemi propozuar, unë besoj shumë se kemi me dalë mirë në fund të mandatit. Ne i kemi vizitue lagjet e kryeqytetit që nuk kanë trotuare.Ka lagje ku nuk shkon as autobusi e fëmijtë detyrohen me ec dy km për me shkue në shkollë”, tha Mehmetaj, duke shtuar se rezultatet e para të kësaj drejtorie do të shihen qysh në muajin e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7s7ql-8ulYQ