Telegrafi

‘Mehmet Kosova’ po bëhet baba

Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu janë martuar në maj të vitit 2016.

Çifti ishin të ftuar në ceremoninë e dasmës së miqve Selma Çilek and Sinan Ciftçi.

Ish e fejuara e futbollistit Arda Turan dhe aktori më mirë i njohur në Kosovë si Mehmet Kosova realizuan edhe një fotografi me dhëndrin dhe nusen, transmeton Telegrafi.

Aktori vërehet teksa i vendos duart në barkun e bukuroshes turke, e cila ka marrë vëmendjen maksimale të publikut, ku kanë aluduar se “Sinem është shtatzënë”.

Përveç kësaj, Sinemi për paparacët tha shkurt se “shpresoj për mirë” pas pyetjes “A jeni shtatzënë?” /Telegrafi/