Site icon Telegrafi

Mehmedoviq: Do të shqyrtohen të gjitha numrat rreth COVID-19 në Maqedoni

“Gjatë dy viteve të fundit virusi ka ndryshuar, ndërsa vaksinat janë krijuar mbi bazë të llojit të parë. Nëse tani nuk arrijmë imunitet kolektiv, do ta shtypim butonin “reset” dhe do të kthehemi në janar të vitit 2020″.

Këtë e theksoi sot zëdhënësi i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllade Mehmedovi, i cili shtoi se qëndrimi i tij rreth pandemisë del nga përvojat e vendeve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të dini imunitetin e popullatës për të ndërmarrë veprime. Në Austri, për shembull, ka nxitim për të arritur imunitetin kolektiv dhe vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë. Gjatë këtyre dy viteve virusi ndryshoi, dhe vaksina u krijua në bazë të llojit të parë. Nëse nuk e arrijmë imunitetin kolektiv tani, do të shtypim butonin ‘reset’ dhe do të kthehemi në janar 2020”, tha Mehmedoviq për “Utrinski Brifing”.

Në pyetjen nëse në RMV numri i të vdekurve është shqetësues, Mehmedoviq tha se do të rishqyrtohen të gjitha numrat.

“Po, është e vërtetë që ka pasur manipulime me shifrat, por kjo do të diskutohet në Komisionin për Sëmundjet Infektive. Fakti është se vendi ynë renditet i gjashti apo i shtati në botë për sa i përket vdekjeve. Bëhet fjalë për regjistër të të vdekurve të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili nuk mbahet në kohë reale, por mbahet pas raportimeve të mjekëve të familjes. Është një administrim i ngadaltë dhe asgjë më shumë. Gjithçka mund të fshihet, por nuk mund të fshihet kur dikush vdes”, tha Mehmedoviq./Telegrafi/

Exit mobile version