Telegrafi

Mehmedoviq: Qeverisë i ka dështuar sistemi në ballafaqim me gripin

LSDM-ja ka akuzuar Qeverinë për dështim të sistemit në ballafaqim me gripin dhe theksojnë se nuk janë respektuar paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të vaksinohen 75% e personave të moshuar, si dhe personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për Shëndet Publik, në vendin tonë janë dhënë 10% më paj vaksina nga sa është dashur. Janë vaksinuar vetëm 7,7% e personave mbi moshën 65 vjeçare, dhe edhepse fëmijët më shpesh janë sëmurë janë vaksnuar vetëm 10 fëmijë nën moshën 5 vjeçare”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq, anëtarë i Komisionit për Shëndetësi në LSDM.

Sipas tij, duke pasur parasysh se mjekët paralajmëruan se gripi mund të rikthehet në muajin shkurt, nuk është e mjaftueshme vazhdimi i pushimit të nxënësve për disa ditë. Mehmedoviq thotë se problemi është sistemik./Telegrafi/