Site icon Telegrafi

Mehmedoviq: Me paga më të larta do t’i mbajmë mjekët të mos largohen nga vendi

Zllate Mehmedovi, anëtarë i Komisionit për shëndetësi në radhët e LSDM-së, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se me rritjen e pagave kanë për qëllim të ndalojnë ikjen e mjekëve nga Maqedonia. Ai theksoi se me bllokimin e Kuvendit, OBRM-PDUKM-ja e rrënojnë shëndetin e pacientëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me bblokimin e Kuvendit, deputetët e OBRM-PDUKM-së e rrënojnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për reforma urgjente dhe qeveri reformuese e cila do t’i shpërojë nga sistemi i dëmshëm shëndetësor dhe biznes interesat e vendosura nga Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski”, deklaroi Mehmedoviq.

Ai gjithashtu tha se nuk do të mbyllen departamente në spitale dhe se pacientët nuk do të presin për operacione me muaj. Si masë për këtë ai tha se do të dyfishojnë pagat e mjekëve dhe punëtorëve, ndërsa pagat e specistëve sipas tij, do të jenë mbi 100 mijë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version