Site icon Telegrafi

Mehmedoviq: Nëse njerëzit infektohen qëllimisht me Omicron, ata do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi

Mjeku Zllate Mehmedoviq në një prononcim për “Fokus” thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se omicron do të jetë varianti i fundit me të cilin do të përfundojë pandemia.

“Mendoj se një problem serioz është promovimi i tezës së ekspozimit të qëllimshëm ndaj këtij varianti relativisht të “butë” të virusit për të krijuar superimunitet, madje edhe për të nxitur mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, për të mos mbyllur restorantet dhe kafenetë si dhe të mos përdoren certifikata të vaksinimir”, shpjegon Mehmedoviq.

Mehmedoviq mbetet i mendimit se nëse njerëzit infektohen qëllimisht duke pritur që varianti omicron të jetë më i lehtë, ata potencialisht do të shkaktojnë një zinxhir transmetimi (efekt domino) dhe do të vërshojnë sistemin tashmë të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor./Telegrafi/

Exit mobile version