Telegrafi

Mehmedoviq: Maqedonia është ndër të parat në Evropë për shëndetësi jo të mirë

Zllate Mehmedoviq anëtarë i Komisionit të Shëndetësisë të LSDM-së, sot në një konferencë për shtyp akuzoi pushtetin aktual për reforma jo të mira në shëndetësi. Mehmedoviq gjatë kësaj konferenve ju përgjigj edhe pretendimeve të OBRM-PDUKM-së, të cilët dje thanë se shëndetësia e Maqedonisë është më e mirë se e shumë vendeve evropiane dhe të rajonit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Hetimet për vitin 2016 tregojnë se Maqedonia është në vendin e 34 për rezultate të këqija shëndetësore, nga gjithsej 35 vende. Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekje të foshnjeve. Maqedonia është e treta në Evropë për trajtim të pacientëve me kancer. Maqedonia është mes vendeve me përqindje më të madhe të qytetarëve që vuajnë nga depresioni”, deklaroi Mehmedoviq.

Ai gjithashtu akuzoi OBRM-PDUKM-në për sistemin “Moj termin” që është zbatuar nga kjo parti, duke thënë se qytetarët e dijnë se sa ju ka ndihmuar dhe se sa i ka zvogëluar pritjet e tyre në oborret e spitaleve./Telegrafi/