Site icon Telegrafi

Mehmedoviq: Gripi do të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt

Rritje të të sëmurëve me grip është regjistruar edhe në raportin e fundit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Janë raportuar 1.834 raste, 159 më shumë se një javë më parë. Një e treta e të saporegjistruarve janë fëmijë nën 14 vjeç. Mjeku Zlate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Infektive thotë se sipas statistikave të sezoneve paraprake, piku i virusit pritet në fund të muajit.

“Shohim që edhe në raportin e fundit të ISHP-së kemi një rritje të numrit të rasteve pozitive dhe kjo rritje është me 7 për qind e monitorimit të 13 viteve të fundit. Numri është ndërmjet aktivitetit mesatar dhe të ulët të virusit”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë situatën epidemiologjike me gripin në mbledhjen e javës së ardhshme të mërkurën. Për momentin mbeten të njëjtat rekomandime për mbajtjen e maskave në spitale dhe në vende me frekuencë të lartë të njerëzve, si dhe vaksinimin e personave që janë në grupet e rrezikut.

“Në raportin e fundit kemi 2 persona të vdekur nga gripi të moshës 20 vjeç dhe 36 vjeç me sëmundje të shumta hematologjike, kardiake dhe obezitet, që është shembull klasik se këto kategori qytetarësh duhet të vaksinohen për t’u mbrojtur nga komplikimet e rënda”, thotë Mehmedoviq./Telegrafi/

Exit mobile version