Site icon Telegrafi

Mehmedoviq: Fëmija me fruth në Shën Nikollë është lëshuar për kurim shtëpiak

Komisioni për Sëmundjet Infektive ka mbajtur mbledhje me rastin e shfaqur me fruth, pas një periudhe të gjatë, te një fëmijë 13 muajsh në Shën Nikollë.

Fëmija i shtruar në spitalin e Shtipit është lëshuar për mjekim shtëpiak, në izolim, në gjendje të mirë stabile, pa asnjë ndërlikim dhe pritet që të mos ketë pasoja për shëndetin e fëmijës.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq, tha se në mbledhjen e sotme janë nxjerrë disa konkluzione në formë rekomandimesh.

“E para është që të rritet mbikëqyrja epidemiologjike, ndaj të gjitha puçrrave dhe në këtë mënyrë do ta ndalojmë shpërndarjen e rastit të ri të detektuar. E dyta është të ngritët vetëdija në mes punëtorëve shëndetësor dhe qytetarëve. E treta është që edhe mjekët amë që me kujdes t’i ndjekin të gjitha simptomat të cilat janë karakteristike për fruthin”, deklaroi Zlate Mehmedoviq.

 

Exit mobile version