Telegrafi

Mehmedi nuk po e gjen veten te Dynamo Kievi

Në 12 ndeshje gjithsej sa ka zhvilluar për ekipin nga Ukraina, Mehmedi nuk ka shënuar asnjë gol. Minutat e paktë që pati në fushën e gjelbër dhe fakti se është drejt humbjes së vendit të tij te përfaqësuesja e Zvicrës, e bën atë ta shqyrtojë të ardhmen e tij.

“Unë duhet të vazhdoj të punoj tutje, të mos e humbas vendin në përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo për mua është një gjë shumë e rëndësishme. Unë shpesh mendoj nëse ishte zgjidhja e duhur kalimi te Dynamo”.

“Gjithsesi, unë dua të luftoj për një vend në ndeshjet e skuadrës, nëse gjërat nuk përmirësohen deri verës, atëherë sigurisht se mund të ketë ndonjë ndryshim. Por, unë do të punoj shumë që në pranverë trajneri të llogarisë në shërbimet e mia”, u shpreh Mehmedi për ‘Blick’./Telegrafi/