Kandidatët për deputet në zonën e pestë zgjedhore, Syrija Rashidi dhe Remzi Mehmedi, gjatë ditës së djeshme hapën solemnisht punimet e shtabit zgjedhor të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Altenativa në Strugë.
Para struganëve, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, i cili radhitet i dyti në listën e kandidatëve për deputetë, prezantoi ofertën “Shtet për të gjithë”, duke e vënë theksin tek arsimi dhe shëndetësia.
Mehmedi i luti aktivistët nga Struga që të përmbahen para çdo provokimi të mundshëm nga ana e kundërshtarëve politik.
“Ne nuk i kemi dalur në skenë për të qenë kundër dikujt. Kemi dalur për të qenë pro një shteti të drejtë, kemi dalur për të qenë pro një shteti me arsim cilësor, me shëndetësi cilësore dhe ne shumë çështje të tjera. Çdo provokimi që mund të vijë nga kundërshtarët, sado i ulët të jetë, mos iu përgjigjni me të njëjtën monedhë sepse dëshirojnë të na bëjnë si veten. Përgjigjuni duke trokitur në një derë të re për të kërkuar një mbështetje plus në emër të ndryshimit, duke thënë arsyen se ata kërkojnë me çdo kusht ruajnë pushtetin për ta ruajtur veten e tyre nga e kaluara, ndërsa ne kërkojmë legjitimitetin për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët ndryshe”, tha mes tjerash para struganëve, Remzi Mehmedi.