Site icon Telegrafi

Mehmedi largohet nga Leverkuseni, por mbetet në Bundesliga

Admir Mehmedi i ka ditët e numëruar tek Bayer Leverkuseni.

Sulmuesi shqiptar që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës nuk kishte minuta të mjaftueshme këtë edicion me Leverkusenin.

Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga klubi për t’iu bashkuar ndonjë skuadre ku do të luajë më shumë.

Së fundmi në garë fuqishëm për tetovarin është futur skuadra tjetër gjermane, Wolfsburg.

Sipas medieve gjermane, Wolfsburgu është edhe favorit për transferimin e Mehmedit.

Në rast transferimi tek ‘Ujqërit’, Mehmedi do t’i kushtojë ish-kampionëve të Gjermanisë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version