Admir Mehmedi është ndarë tejet i kënaqur me periudhën e ushtrimeve dhe ndeshje parasezonale me Bayer Leverkusenin.
Sulmuesi anësor ka pohuar se është i lumtur me mbështetjen dhe besimin që ka trajneri Heiko Herrlich
“Ndihem mirë që kam mbështetjen e trajnerit. Kjo për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme në karrierë. Unë dua të punoj më shumë për të gjetur formën time që kisha para kampionatit botëror të vitit 2016”, ka thënë Mehmedi.
Ndryshe, trajneri ka pohuar se pret edhe më tepër prej lojtarit, i cili pritet të ketë edhe më tepër minuta në dispozicion.
Sulmuesi anësor gjatë dy vjetëve te farmaceutikët ka shënuar pesë gola në 45 paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/