Kosova tashmë ka një ambasador të ri në Francë.
Ambasadori i ri është Mehdi Halimi, i cili do ta zëvendësoj ish-ambasadorin Qëndrim Gashin, sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze
“Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, Philippe Franc, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris. /Telegrafi/