Site icon Telegrafi

Mehaj: Po jetësohet ëndrra shekullore, ushtria po i forcon kapacitetet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar qytetarët me rastin e  Ditës së Forcës, Ditës së Ushtrisë sonë.

Përmes një shënimi në Facebook, Mehaj ka thënë se Kosova po i forcon kapacitetet e ushtrisë çdo ditë.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”.

“Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”.

Mehaj thotë se objektiv i ushtrisë në të ardhmen mbetet bashkëveprimi ne NATO-n për të siguruar paqen globale.

“Shumë rrugë kemi bërë për atë që do mbetet trashëgimi ndër breza, ushtri, komb dhe liri, edhe më shumë se brenda hapësirës tonë territoriale shtetërore, sepse synimet tona janë të bashkëveprojmë në familjen evropiane dhe në NATO, për paqen që duhet mbizotëruar gjithandej globit, për lirinë universale të njerëzimit”, ka shkruar ndër të tjera Armend Mehaj./Telegrafi/

Exit mobile version