Site icon Telegrafi

Mehaj përkujton holokaustin: Dy popuj, një përvojë historike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë, në atë të mbijetesës përmbi përpjekjet e armiqve për të na shfarosur.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë.

“Dy popuj një përvojë historike!

Në kujtim dhe nderim për të gjitha e Viktimave të Holokaustit.

Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.

Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhënjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë.

Ne kujtojmë dhe kurrë nuk harrojmë!”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

Exit mobile version