Site icon Telegrafi

​Mehaj paralajmëron marrëveshje të sigurisë së informacionit me SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka filluar fazën përgatitore për marrëveshjen e përgjithshme të sigurisë së informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.

Kjo me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj tha se siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes, si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt. Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje”, shkroi Mehaj./Telegrafi/

Exit mobile version