Site icon Telegrafi

Parandalimi i luftës hibride – Mehaj në Finlandë, dy vendet pajtohen për strategji të përbashkët

Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ekipin e tij vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, ministri Mehaj diskutoi rreth luftës hibride që po aplikon aktualisht Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit.

Në vazhdim, dy delegacionet u dakorduan që të fillojë bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla të cilat cenojnë vlerat demokratike të shteteve.

Të dyja palët ishin të qëndrimit të njëjtë se duhet angazhim dhe strategji e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e luftë hibride i cili është kërcënimi serioz që duhet mposhtur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version