Site icon Telegrafi

Mehaj: Miratimi i Ligjit për policinë ushtarake të FSK-së, një hap drejt synimit tonë për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar deputetët që i kanë dhënë mbështetje miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj ka thënë se miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponente si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.

Miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik.

Falënderojmë të gjithë deputetët për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e ushtrisë sonë. /Telegrafi/

Exit mobile version