Site icon Telegrafi

Mehaj: Gjenerali Clark u ka bërë thirrje autoriteteve vendimmarrëse që sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se gjenerali Wesley Clark u ka bërë thirrje autoriteteve vendimmarrëse të NATO-s që anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm të sigurisë duhet të ndodhë sa më shpejtë.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se Clark ka bërë thirrje që të njihet Kosova nga ato shtete që ende nuk e kanë ndërmarrë një veprim të tillë, pasi sipas tij, duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Lexo po ashtu Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional

Lexoni të plotë postimin e ministrit Mehaj:

“Heroi ynë, Gjeneral Clark thërret autoritetet vendimmarrëse të NATO-s se ‘Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejtë.

Miku ynë gjithashtu, thërret vendet mosnjohëse të shtetit tonë se “Duke njohur Kosovën mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë’.

Ju faleminderit shumë Heroi ynë, Gjeneral Clark!

Mirënjohje e përjetshme e popullit dhe vendit tuaj, Republikës së Kosovës!”. /Telegrafi/

Exit mobile version