Site icon Telegrafi

Mehaj falënderon presidentin e Kroacisë: Do të mbrojmë së bashku demokracinë

Në samitin e sotëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë Presidenti Milanoviq.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me këtë rast ka falënderuar presidentin Milanoviq, duke e quajtur mik të madh të vendit tonë.

“Do të vazhdojmë së bashku me ju, vendin tuaj dhe popullin vëlla kroat në rrugën e prosperitetit dhe mbrojtjes së vlerave euroatlantike të lirisë, demokracisë, duke i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, ka shkruar Mehaj./Telegrafi/

Exit mobile version