Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it gjerman, Gjenerallejtënant, Bernd Schutt.
Në këtë takim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Me këtë rast, ministri Mehaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. /Telegrafi/