Site icon Telegrafi

Mehaj bisedë telefonike me gjeneralin Clark, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me gjeneralin Wesley Clark.

Mehaj ka njoftuar se gjenerali Clark e ka përgëzuar për sukseset dhe e ka shprehur përkrahjen e plotë dhe të pakursyeser për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve tona.

Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike.

Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version