Telegrafi

Mehaj: 73 për qind e qytetarëve i besojnë FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi të enjten se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar rritje të besueshmërisë së qytetarëve.

Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mehaj tutje tha se ky hulumtim vë në pah se 73 për qind e qytetarëve besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7 për qind në raport me sondazhet e vitit 2021.

“Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territorial”, ka shkruar ministri në Facebook. /Telegrafi/