Site icon Telegrafi

Meha vazhdon me paraqitjet e tij të mira

Alban Meha vijon “fluturimin” me Konyasporin, që pas kualifikimit në gjysmëfinale të kupës falë golit të “snajperit” të kombëtares, arrin një tjetër fitore në kampionat, 2-0 ndaj Trabzonsporit.

Meha është sërish vendimtar, pasi ka qenë vendimtar në ndërtimin e golit të parë të skuadrës së tij, shënuar nga Traore në minutën e 29-të. Në fund të takimit ekipi i Mehës shënoi edhe golin e dytë dhe festoi fitoren.

Konyaspori tashmë renditet në vendin e tretë i vetëm, me 43 pikë të grumbulluara pas 24 javësh kampionat, transmeton Sportal.al.

Një pozicion më poshtë është Bashakshehiri i Cikalleshit, me 3 pikë më pak.

Exit mobile version