Alban Meha ka zemëruar tifozët e klubeve më të mëdhenj në Turqi, ata të Galatasarayt, Fenerbahçes e Besiktasit, për shkak të një imazhi që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter.
Konyaspori i Alban Mehës ka shkëlqyer këtë sezon dhe në vitin 2016 ka mundur dy herë në kupë Besiktasin, barazoi me Galatasarayin dhe para pak ditësh mundi edhe Fenerbahçen.
Kjo ka shtyrë Mehën të postojë një imazh humoristik, me shqiponjën e Konyasporit që ka mbërthyer rivalët e mëdhenj të Stambollit.
Më pas Meha ka bërë një ndryshim, duke shkruar “Konyaspori po vjen, një ditë do të bëhet kampion” dhe duke e vendosur shkrimin mbi shqiponjën e logos së Besiktasit.
Të shumta komentet në përgjigje të Mehës, me tifozët nga Stambolli që nuk e kanë duruar dot humorin e Mehës, duke i kujtuar bilancin e keq që ka historikisht Konyaspori me gjigantët turq.