Site icon Telegrafi

Meha “i pangopur”: Me Konyasporin në Evropë, por dua dhe Kupën

Alban Meha është kthyer në një nga lojtarët lider tek ekipi i Konyaspor, teksa veç lojës së mirë ai ka kontribuar edhe me gola të rëndësishëm.

Mesfushori shqiptar ka folur për “Sports Toto Super League”, sipas asaj që shkruan “TeleSport”, para ndeshjes së Konyasporit me Fenerbahcen. “Snajperi” ashtu siç e thërrasin të gjithë, beson edhe tek finalja e Kupës së Turqisë, nëse dalin pa pësuar gol në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Fenerbahçe, ditën e nesërme.

Meha kujton se e mundën Fenerbahcen, me rezultatin 2-1, në javën e 28-të të kampionatit turk. 29-vjeçare shprehet se të tijtë e kanë treguar fuqinë kundër ekipit verdhë e blu:

“Gjëja më e rëndësishme është të mos pësojmë gol në fushën tonë. Nëse do ta përmbushim këtë gjë nesër, kundër Fenerbahces, atëherë do të mbërrijmë në finale. Shanset tona janë të larta. Ashtu si ata, edhe ne do të luftojmë për t’i kaluar me sukses gjysmëfinalet,” – ka thënë Meha.

Falë golave të mrekullueshëm nga goditjet e lira, shqiptari ka marrë nofkën “snajperi”. Lidhur me këtë, Alban Meha tha: “Më pëlqen rrjedha e nofkës “snajperi” nga Gjermania në Turqi. Në periudhën e parë, kur kam luajtur në Bundesliga 1, edhe në ekipin kombëtar, kur më quanin kështu ishte një burim krenarie. Shpresoj që edhe në ndeshjen kundër Fenerbahces, nesër, gjithashtu ta kem një mundësi të tillë, të shënoj nga goditja e dënimit”.

“Jam maksimalisht i obliguar të kontribuoj për ekipin në ndeshjet e mbetura, për të arritur objektivat që kemi. Do të bëj çmos për ta mbajtur ekipin tim në vendin e tretë në kampionat. Në gjysmën e dytë të kampionatit kemi mbledhur pikë të mira. pësuar shumë pak gola”.

Exit mobile version