Site icon Telegrafi

Meha fshehu pasurinë

Njeriu, i cili është i thirrur për t’i qartësuar pronat në Kosovë, ka ngritur dyshime rreth vetes për përvetësim të pronave në mënyrë të dyshimtë. Drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, i ka “mbirë” edhe një copë toke, të cilën për tri vjet e ka fshehur nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Çuditërisht, Murat Mehës dhe bashkëshortes së tij, Miradije Meha, e cila është zyrtare në KQZ, i është publikuar pasuria në AKK tek pas interesimit të gaztës “Zëri”, pasi zyrtarët e Kundër Korrupsionit kanë pohuar se kanë pasur probleme me serverët. E gjithë pasuria e familjes Meha e blerjes së tokave deri në vitin 2014 është regjistruar në emër të Murat Mehës.

Por, me deklarimin e pasurisë në vitin 2015 nga ana e të dy zyrtarëve shtetërorë të pasurisë së tyre i është shtuar edhe një parcelë në vlerë prej 20 mijë eurove në sipërfaqe prej 450 metrave katrorë. Sipas deklarimit të pasurisë së familjes Meha, toka është blerë në vitin 2012.

Në pasurinë që Miradije Meha e ka paraqitur ndër vite, 2012, 2013, 2014 nuk është paraqitur kjo tokë si pasuri e saj. Si pronë të përbashkët nuk e ka paraqitur as shefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha. /Telegrafi/

Exit mobile version