Site icon Telegrafi

Megjithëse të punësuar, në Maqedoni sërish jetojmë si të varfër

9.8% e të punësuarve në Maqedoni, megjithatë jetojnë në varfëri, ndërkaq 8.4% e penzionerëve janë të varfër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo gjendje u faturohet politikave të këqia qeveritare ndaj numrit më të madh të vendeve të punës, dhe në faktin se vendet e reja të punës paguhen pak. Sociologët thonë se na presin situata më të rëndë, nga sa mund të paramendojnë.

Profesor Ilija Acevski, për Tv Telma thotë se një familje katëranëtarëshe, vështirë se i mbulon nevojat elementare. Ai shton se faktet tregojnë që borxhet e qytetarëve rriten ndaj bankave, ashtu edhe numri i xhirollogarive të bllokuara, edhe pse thuhet se jetojmë më mirë.

Analizat e Entit Shtetëror për Statistika, për vitin 2014 tregojnë se 11% e qytetarëve jetojnë në shtëpi, që u pikon çatia, gjysma e qytetarëve nuk kanë kompjuter, kurse dy e treta, nuk kanë veturë./Telegrafi/

Exit mobile version