Telegrafi

Megjithëse nuk janë çift, Kivanc dhe Tuba zgjidhen si dyshja më e bukur e serialeve turke (Foto)

Kivanc Tatlitug dhe Tuba Bukyustun kanë bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë arab.

Dyshja e aktorëve të një ndër serialeve më të shikuara anembanë botës, “Cesur ve Guzel” kanë marrë një mirënjohje në Dubai.

Kıvanç Tatlıtug dhe Tuba Buyukustun në serialin “Cesur ve Güzel”

Në “Festivalin e Filmit Ndërkombëtar Arab” përmes një votimi në internet, Kivanc dhe Tuba janë zgjedhur si çifti më i bukur i serialeve turke.

Pas tyre u renditen Fahriye Evcen dhe bashkëshorti, Burak Ozcivit, të cilët u bënë të famshëm në saje të serialit “Ask Sana Benzer”. Çifti është kurorëzuar gjatë këtij viti në ceremoni private, ku ishin të pranishëm vetëm disa miq dhe familjarë.

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit në serialin “Ask Sana Benzer”

Podiumi i vendit të tretë ishte rezervuar për Halit Ergenç dhe bashkëshorten, Berguzar Korel, të cilët i kemi shikuar në rolet kryesore të serisë “1001 Gece”, ndërsa janë të martuar edhe në jetën reale, ku kanë djalin shtatëvjeçar,  Ali Ergenc. 

Halit Ergenc dhe Berguzar Korel në serialin “1001 Gece”

Vlen të theksohet se aktori shqiptar, Tatlitug është martuar vitin e kaluar me Basak Dizer ndërsa Tuba është shkurorëzuar muaj më parë prej aktorit, Onur Saylak.

Ndryshe, të gjithë aktorët do t’i shohim edhe këtë vit në projekte të ndryshme filmike dhe në seriale. /Telegrafi/