Site icon Telegrafi

Megjithëse ka probleme me furnizim, Apple është e vendosur ta lansojë gjatë vjeshtës iPhone 12

Apple është e vendosur që ta lansojë gjatë vjeshtës iPhone 12, ashtu siç edhe e kishte paraparë, megjithëse ka probleme me furnizimin me pjesët e duhura për prodhim.

Kjo është bërë si pasojë e shpërthimit të coronavirusit dhe ndërprerjes së prodhimit, gjë që e ka detyruar edhe Apple të ndalojë prodhimin, për shkak të furnizimit me pjesë dhe materiale të nevojshme, transmeton Telegrafi.

Burime të afërta me Apple, kanë bërë të ditur për Bloomberg se ky smartfon i ri, që pritet të quhet iPhone 12 dhe ta ketë rrjetin 5G, të lansohen në kohën e paraparë, derisa prodhimi i përgjithshëm nuk do të fillojë deri në shtator.

Në këtë formë, ky lajm dallon shumë nga njoftimet e mëparshme, se lansimi i iPhone 12 do të vonojë për shumë muaj, shkaku i mungesës së furnizimeve, si dhe shitjeve të dobëta të kohëve të fundit.

Raporti i Reuters, ka bërë të ditur se Apple e ka shtyrë lansimin e smartfonit me rrjetin 5G, por është thënë se megjithatë mund të lansohet në vjeshtë.

Bashkëpunimi i rëndësishëm që Apple e ka pasur me kompaninë kineze Foxconn, ka bërë që të mungojë furnizimi i duhur, andaj është dashur të gjendet një zinxhir i ri, për pajisjen me materialet dhe pjesët e duhura. /Telegrafi/

Exit mobile version