Aaron Ramsey mund të përfundojë vitin 2017 si futbollist i lënduar, por ylli i Gunners mund të festojë festat e fundvitit në shtëpinë më të shtrenjtë në Uells.
Ramsey siguroi edhe një zbritje prej 1.8 milion eurove në çmimin përfundimtar dhe vilën e bleu për 3.4 milionë.
Rezidenca mahnitëse ka pesë dhoma gjumi dhe një fushë të golfit, një fushë të tenisit dhe një pishinë standarde si të hoteleve me pesë yje si dhe një vaskë të nxehtë dhe sauna.
Një qëndrim gjatë mesjavë nuk është aspak i dyshimtë, pasi Ramsey do të jetë në gjendje të fluturojë për në Londër në më pak se një orë.
Me dështimin e Uellsit për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi, Ramsey tani ka një vilë nga ku mund ta përcjell Botërorin e kombëtareve.
Mesfushori 27-vjeçar do të humbasë ndeshjen kundër Crystal Palacet shkaku i lëndimit, ku Arsene Wenger ka konfirmuar se lojtari do të rikthehet në vitin 2018. /Telegrafi/