Site icon Telegrafi

Megjithëse Biden fitoi zgjedhjet, kanë mbetur edhe disa shtete që nuk i shpallën ende rezultatet

Ndonëse të shtunën u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, disa vende ende nuk i kanë deklaruar rezultatet e tyre, kjo pasi numërimi i votave është ende duke vazhduar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA me gjithsej 284 votale elektorale, derisa priten edhe rezultatet e katër shteteve të tjera amerikane.

Georgia thuhet të ketë numëruar rreth 99 për qind të votave dhe shumica e tyre shkojnë për Biden. Ai ka një epërsi prej 10,353 të votave duke i dhënë një përqindje prej 49.5 kundrejt Trump i cili posedon 49.3 për qind të votave. Vendi thotë se do të shkojë në rinumërim për shkak të këtij rezultati të ngushtë.

Arizona: Biden ka një epërsi gjithashtu edhe në këtë shtet derisa rreth 98 për qind të votave janë numëruar. Ai ka aktualisht 16,985 vota më shumë se sa Trump.

Karolina  e Veriut: Bazuar në rezultatet e tanishme, Trump kryeson në këtë shtet derisa thuhet se deri më tani janë numëruar 98 për qind të votave. Ai posedon 75 mijë vota më shumë se sa Biden.

Alaska: Vetëm 56 për qind e votave janë numëruar në këtë bastion republikan. Trump ka pothuajse dy herë më shumë vota se sa Biden, por është ende shumë herët për të projektuar fituesin. Shteti, megjithatë, nuk u konsiderua kurrë si “fushë beteje” pasi supozohej prej kohësh që Trump përfundimisht do të fitojë tre votat e kolegjit elektoral të këtij shteti. /Telegrafi/

Exit mobile version