Enca Haxhia sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Dreq” mban titullin kënga që këngëtarja e solli të realizuar me një videoklip që mori shumë kritika negative për disa nga skenat brenda tij, transmeton Telegrafi.
Mirëpo megjithë kritikat, ky projekt mund të quhet lirisht i suksesshëm pasi për një kohë të shkurtër ka arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”.
Videoklipi u publikua javën e kaluar dhe deri më tani ka kaluar dy milionshin e klikimeve.
Në fillim të muajit prill këngëtarja u paraqit edhe në videoklipin e mikut të saj më të mirë nga skena, reperit Noizy./Telegrafi/