Migrantët që qëndrojnë në Qendrën për të huaj ”Gazi Baba” në Shkup nuk kanë qenë aspak të evidentuar dhe kane qenë të mbyllur. Kështu thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i Zyrës në fjalë ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në këtë qendër dhe ka hasur në këtë gjendje. Ata thonë se kjo mund të ishte bërë për të fshehur faktin se nëpër Maqedoni vazhdon trafikimi i migrantëve, edhe pse i ashtuquajturi Shtegu Ballkanik është i mbyllur tash e një vit më parë.
Ekipi i Avokatit të Popullit ka hasur një mori parregullsishë në punën dhe në kushtet e Qendrës për të huaj. Ata madje janë përballur me tentimin e sabotazhit të aktiviteteve të tyre që janë të garantuara me ligj.
Sirianët e hasur në Qendër kanë deklaruar se ilegalisht kanë hyrë nga Greqia në Maqedoni, për të vazhduar për në Serbi. Ata janë ankuar se janë mbyllur dhe se tre orë resht nuk u është dhënë as ujë e as ushqim tjetër./Telegrafi/