Telegrafi

Megjithatë, shqiponja nga Era nuk mungoi në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi

Era Istrefi (Foto: Getty Images/Instagram)

Viti 2018 ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në karrierën e Era Istrefit. Këngëtarja shqiptare ka qenë një prej interpretuesve të himnit të Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Së bashku me aktorin hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, ylli shqiptar e ka kënduar këngën “Live It Up”.

Krenarë për Era Istrefin (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, kulmi ishte performanca e saj në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.

Lexo po ashtu Lajmet për ERA ISTREFIN

Derisa ka marrë urime të shumtë për paraqitjen e saj, 24-vjeçarja i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam (Foto: Getty Images)

Shumëkush ka pritur një shqiponjë të Erës në Rusi, ashtu siç e kishin bërë edhe futbollistët shqiptarë të Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë.

Dhe këngëtarja është kujdesur që të mos mungojë shqiponja në finalen e madhe në Luzhniki.

Pas performancës, Era e ka publikuar një fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në zonën e stadiumit ku ka qëndruar. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Instagram/EraIstrefi)