Viti 2018 ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në karrierën e Era Istrefit. Këngëtarja shqiptare ka qenë një prej interpretuesve të himnit të Kampionatit të sivjetmë Botëror.
Së bashku me aktorin hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, ylli shqiptar e ka kënduar këngën “Live It Up”.
Ndërkaq, kulmi ishte performanca e saj në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.
Derisa ka marrë urime të shumtë për paraqitjen e saj, 24-vjeçarja i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Shumëkush ka pritur një shqiponjë të Erës në Rusi, ashtu siç e kishin bërë edhe futbollistët shqiptarë të Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë.
Dhe këngëtarja është kujdesur që të mos mungojë shqiponja në finalen e madhe në Luzhniki.
Pas performancës, Era e ka publikuar një fotografi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në zonën e stadiumit ku ka qëndruar. /Telegrafi/