Site icon Telegrafi

Megjithatë, Shaptahu qëndron në Pejë

Dje raportuam se basketbollisti pejan kishte kërkuar fshehurazi nga një zyrtarë i Sigal Prishtinës që ta bënin punën që Peja t’ia lëshonte fletëlëshimin për t’u larguar nga klubi, pasi që ky i fundit ishte mërzitur në këtë qytet, mirëpo këto zëra i ka mohuar sot pikërisht lojtari.

”Drejtuesit e Sigal Prishtines kanë shprehur dëshirën për rikthimin tim eventual në kryeqytet, por kjo nuk do te ndodh, jam pjese e KB Peja dhe i koncentruar vetëm në arritjen e sukseseve me skuadrën pejane. Sipas te gjitha gjasave karriera ime profesionale do te përfundon pikërisht në ekipin e Pejës ”, ka deklaruar Shaptahoviç. /Telegrafi/ 

Exit mobile version