Telegrafi

Megjithatë Schumacher nuk rikthehet!

Kampioni i shtatëfishtë botëror duhej ta zëvendësonte pilotin e lënduar të Ferrarit, Felipe Massa, ndërsa rikthimi i tij pritej të bëhej këtë muaj në garën për Çmimin e Madh të Evropës, që do të mbahet në Valencia të Spanjës.

Schumacher ka shkruar në faqen e tij se i ka njoftuar drejtuesit e Ferrarit se fatkeqësisht nuk është në gjendje për ta zëvendësuar Massan.

“Vërtet jam munduar shumë që të mundësohet rikthimi im i përkohshëm, prandaj më vjen keq që kjo nuk u realizua”.

“Pasojat e lëndimeve nga aksidenti me motoçikletë në shkurt, frakturat në regjionin e kokës dhe qafës, fatkeqësisht janë ende të rënda. Kjo është arsyeja që qafa ime ende nuk mund ta durojë stresin ekstrem që shkakton Formula 1”, është shprehur Schumacher.