Sindikata e punëtorëve gjyqësorë SPOGJ ka reaguar për mospranimin e rrogës, e as të ngritjes prej 10% të saj. Ata hedhin akuza ndaj Zoran Karaxhoskit, si njeriu i parë i Këshillit gjyqësor buxhetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Akuzat hidhen edhe ndaj përgjegjësve në Ministrinë e Financave. Të punësuarit duhej që të marrin rritje prej 10% të rrogës para festave, por një gjë e këtillë nuk ka ndodhur, e as rrogat nuk janë lëshuar.
Ata kanë pranuar vetëm një njoftim i dalë nga seanca e Këshillit, ku thuhet se se shtyhet vendimi për rritjen e rrogave për të punësuarit në gjyqësi./Telegrafi/